“Babait të Elias do t’i bëhet ekzaminimi”, avokatja bën deklaratën e papritur: Gruaja ushtron dhunë ndaj burri
Vijon të jetë në qendër të mediave konflikti në familjen mbretërore të Princit Leka Zogu dhe Elia Zaharisë. Kjo është një ndër temat që po diskutohet në opinionin publik.
Avokatja Enida Bozheku, gazetarja Anduena Llabani dhe gazetari Dritan Laçi kanë ndarë detaje nga Prokuroria e Tiranës dhe pasojat që mund të sjell kjo situatë.
Bozheku: Ajo video ka dhënë dy dimensione, një dimension viktime së figurës së mashkullit dhe princit në mënyrë të veçantë, dhe nga ana tjetër dimensionin e një gruaja që ushtron dhunë ndaj burrit. Për mentalitetin shqiptar kuptohet që konteksti është pak qesharak. Aty kishte elementë të dhunës dhe goditjes me dorë, në një moment dukej sikur ishte tendenca për kapur videon.
Laci: Ajo që ne nuk shohim është pjesa tjetër, pjesa që nuk na jep video, na është dhënë në një moment kur kemi babain e Elias që zbret nga shkallët me një statujë druri.
Llabani: Ka një prokuror që e ka marr përsipër materialin, i cili është një i vetëm dhe i ndarë në fraksione për shkak të shkallëzimeve që janë bërë nga princi Leka dhe nga Elia, edhe një nga babai i saj, i cili do t’i nënshtrohet një akt ekspertimi mjeko-ligjor, pasi pretendon se ka dëmtime në trup si shkak i debatit dhe përleshjes fizike me ish-dhëndrin. Kjo mbetet një pikë ende e pazbardhur, pasi ekzaminimi do të bëhet në ditët në vijim dhe do të provohet nëse ka pasuar apo jo dhunë të ushtruar nga Princi Leka ndaj babait, si kundër ai pretendon dhe vajza po ashtu. Ka një vendim sot që thotë mes dy ish-bashkëshortëve duhet të ketë një distancë 5-10 metra. Një shkak i tillë do të përbëjë vepër penale vetëm nëse njeri nga këta do të shkeli këtë.