Vendi

Artan Hoxha flet për drejtorët e arrestuar: Jetonin në të njëjtën rezidencë me Erion Veliajn

I ftuar në “TëPaekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, për të cilët dyshohet se kanë krijuar një kompani për të përvetëruar paratë publike.

Hoxha u shpreh se drejtorët jetonin në të njëjtën rezidencë me Erion Veliajn dhe kohët e fundit në këtë kompleks ka mësyrë shpesh BKH për të sekuestruar dokumenta dhe aparatë telefonikë.

Hoxha tha se drejtorët e bashkisë, e kishin “perfeksionuar” sistemin e përvetësimit të fondeve dhe nuk merrnin përqindje nga kompanitë për tenderat, por kishin krijuar kompaninë e tyre për t’i marrë për vete të gjitha fondet.

“Tre drejtorët dhe kryetari i Bashkisë jetonin në të njëjtën rezidencë, Kodra e Diellit. Pyeta rojen e sigurisë atje. Shefi i sigurisë tha, kemi kohë që na ka rënë ngarkesa e punës, sepse ata të SPAK dhe BKH i kemi këtu gjithë kohën, vijnë marrin telefona, sekusestrojnë gjëra. Jemi ende në këtë pjesë, në fillimet e hetimit, jemi shpejt për të arritur në konkluzion. Por, skema që duket deri tani, nga akuza deri te prova dhe procesi gjyqësor, do të jetë kohë e gjatë.

Duke patur parasysh situatën, do të ishte mirë që organi i akuzës të vepronte shpejt dhe të mos linte shumë kohë. Skema dhe evolimi krahasuar me të kaluarën, më përpara drejtorët merrnin përqindjen, 5%, 10%, tani këta u bënë aksionerë, ortakë të kompanive private. Përfitimet e siguruara nga korrupsioni i kanë investuar aty. E kanë cuar në nivel tjetër, nuk kanë më durim t’ja lënë një kompanie biznesi. Janë bërë vetë binesmenë dhe të ardhurat ti investojnë. Habimet si vazhdonin dhe rrinin në bashki për të marrë edhe rrogën e Bashkisë.

Në këtë vend me kaq shumë probleme, kur dëgjon biseda të tilla reagimi është i madh. Nuk është ende goditje ballore, por tronditja është e madhe. Kur u kap ai i Infrastrukturës, thoshte media u kap krahu i djathtë i Ballukut, kurse tani thonë u kapën disa ish zyrtarë…

Skema dhe besoj se SPAK këtë duhet të zbërthejë. Ka gjetur një element shumë të rëndësishëm, rrjet të kriptuar vetëm për kupolën drejtuese, për aferat dhe komunikimet e ngushta, për fushatën elektorale. Është sistem që ka përballuar fushatat elektorale, betejat, lufta që u bëhet mediave, gazetarëve, zërave që vijnë nga qytetarët. Vihen në sulme ta jashtëzakonshme, duke përdorur këtë ndikim. E mban mend si dilte lista e gazetarëve që paguheshin në UKT?

Skema që kemi parë deri tani, është shumë e rëndësishmë që kjo histori të mos copëzohet si me inceneratorët, por të shihen të gjithë bashkë. Janë bashkë-aksionërë dhe bashkë-drejtues.Nuk janë thjesht disa drejtorë të korruptuar që kanë vepruar në mënyrë individuale, por një skemë e mirëorganizuar dhe kanë evoluar edhe korrupsionin në vetëvete.Nuk ka më përqindje por janë aksionerë të kompanive”, tha Hoxha./albeu.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button