Arbana Osmani thyen heshtjen dhe rrëfen për herë të parë çfarë ndodhi me “Big”-un
Arbana Osmani, ish moderatore e Big Brother VIP Albania, vendosi të flasë mb disa ceshtje shumë të përfolura në media muajve të fundit, duke hedhur dritë mbi raportet e saj me Top Channel dhe të ardhmen e saj në botën e televizionit.
Në një intervistë me Mira Kazhanin, ajou rrëfye edhe për biznesin e saj dhe adreson spekulimet për kërkesën e saj financiare.
Arbana shpjegon se si ka zgjedhur të fokusohet në atë që i sjell lumturi dhe qetësi shpirtërore dhe se si ka mësuar të shijojë çdo çast të prezentit.
Ajo rrëfen për periudhat e ngjeshura në jetën e saj dhe vendimet për të ndjekur pasionet dhe qëndrimet më pranë fëmijëve të saj, duke shfaqur një lloj falënderimi për vëmendjen e publikut dhe mbështetjen e tyre.
E pyetur nëse do të kthehet në televizion dhe nëse do të jetë përsëri me Top Channel.
“Vetëm sepse ne jemi personazhe publikë nuk e kam për detyrë të jap përgjigje për zgjedhjet profesionale”, përgjigjet ajo, duke e prerë shkurt spekulimet.
Kur biseda arrin te pyetja se a ka kërkuar Arbana një shumë prej 600 mijë eurosh për kthimin e saj në Big Brother VIP Albania, ajo qeshi lehtë dhe tha: “Nëse unë do të isha orientuar nga paratë për vendimet e mia të rëndësishme, do të isha ose shumë e pasur ose shumë e varfër”, deklaron ajo.
“Paratë nuk janë kurrë në zemrën time kur bëhet fjalë për vendimet e mia. Jam gjithmonë e motivuar nga zëri i zemrës”.
Arbana thekson gjithashtu se gjatë viteve të saj si moderatorë e Big Brother VIP Albania, ka mbetur besnike ndaj formatit dhe ndaj teleshikuesve që kanë ndjekur programin me ose pa të.
Ajo ka folur gjithashtu edhe për raportin e saj me konkurrentët, veçanërisht me Luiz Ejllin, duke pohuar se ka respekt të thellë për guximin dhe kontributin e çdo pjesëmarrësi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në përfundim, Arbana sqaron pozicionin e saj për të jetuar të tashmen dhe për të bërë atë që e bën të ndihet e përmbushur, një mesazh që ajo shpreson të frymëzojë edhe të tjerët që dëshirojnë të ndjekin ëndrrat dhe pasionet e tyre.