Aleksandër Gjoka konkurent në sezonin e dytë të “Ferma Vip?” Ja si përgjigjet kantautori i ftuar në podcastin e Renisit
Në podkastin e radhës të Renis Gjokës, ishte një i ftuar special.
Kantautori Aleksandër Gjoka ishte surpriza e mbrëmjes në “Fermën VIP”.
Ky takim e përloti këngëtarin. Ata zhvilluan një bisedë shumë të bukur dhe të dashur së bashku, ku Aleksandëri kitaren e tij Renisit.
Pjesë nga biseda:
Renisi: A të ka marrë malli për nipin
Aleksandër: Patjetër, nuk kemi dhe aq shumë kohë të gjatë pa u takuar. Të kam ndjekur dhe nëpërmjet ekkranit.
Renisi: Si dukem?
Aleksandër: Unë pothuajse 80% ju njoh, kështu që ju përshëndes.
Renisi: Kush të pëlqen tjetër përveç meje?
Aleksandër: Këtë smund ta them dhe më duhet të ju ndjek gjatë gjithë kohës.
Renisi: Nëse merr një ofertë të bëheshe pjesë e “Ferma VIP 2” do të pranoje? Apo të duket shumë impenjative
Aleksandër: Se besoj.
Renisi: Pse?
Aleksandër: Kam dhe unë impenime të tjera.
Renisi: Shih sa bukur është ky, gjithë ky ambient me kafshët.
Aleksandër: Shumë bukur, më duket vetja sin ë Gjirin e Lalzit
Renisi: Sandri është shpërngulur në Gjirin e Lalzit, ka 4-5 vjet.
Aleksandër: 4 vjet, por shkoj dhe në Tiranë. Si ia kam fermerët aty, ata që njoh? I thash që i përshëndes por do i shoh më shpesh.
Renisi: Fermerët janë mirë si kokrra e mollës, disa mundohen të jenë më protagonist se të tjerët.
Aleksandër: Unë them pse nuk fitojnë të gjithë? Do të jetë më bukur.
Renisi: Mirë do të ishte, por kështu ka vendosur Agai, kështu e ka formulën.
Aleksandër: Po po është formula.
Renisi: Zoti Aleksandër faleminderit që ishit i pranishëm.
Aleksandër: Lëri këto ç’janë këto zoti, ose xhaje ose Sandër.
Renisi: Jemi formal sot. Kjo kitarja për çfarë është?
Aleksandër: Është kitarja jote.
Renisi: Faleminderit shumë, është një surprizë shumë e bukur