Life&Gossip

Aktorja e famshme zbulon se është martuar fshehurazi që para dy vitesh

Anya Taylor Joy ka festuar përvjetorin e martesës së saj. Në një postim në Instagram, aktorja e famshme zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj Malcolm McRae u celebruan në Ditën e Gënjeshtrave në vitin 2022.

Fillimisht u mendua se çifti ishin martuar në tetor të vitit të kaluar, kur organizuan një festë me miqtë dhe familjen.

Taylor Joy publikoi imazhe nga dasma, ku mes të ftuarve ishin Cara Delevinge dhe fotografi Sebastian Faena.

“Dy vjet më parë, më 1 prill, u martova fshehurazi me mikun tim më të mirë në New Orleans. Magjia e asaj dite është e rrënjosur në çdo qelizë të qenies sime, përgjithmonë”, ka shkruar ajo postimin. “Gëzuar përvjetorin e dytë ( të parë ) dashuria ime… ti je më i bukuri.”

McRae komentoi duke shkruar, “Të dua tani dhe disi të kam gjithmonë dhe disi nuk do të përfundojë kurrë. Gëzuar dy vjetorin (dje), bukuroshe.”

Taylor Joy dhe McRae bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në mars 2022, por romanca e tyre e parë daton në maj 2021, kur ata u panë në Nju Jork duke u puthur.

Çifti konfirmuan lidhjen e tyre në tetor të atij viti, me McRae që ndau një foto të të dyve të kapur për dore dhe duke buzëqeshur në një dritare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button