Life&Gossip

Aktori nga Saranda tregon situatën e sikletshme me një vajzë: Dolëm në Bllok, por atë e njihnin gjithë taksistët…

Në një bashkëbisedim me Ditea Berishën, aktori Albano Bogdo ka rrëfyer në “Ferma VIP” njohjen me një vajzë, që nisi nga rrjeti social Instagram, për të vijuar më pas me biseda telefonike.

Pas disa ditësh biseda, Albano tregon se doli për një takim me vajzën në Bllok, ku pasi konsumuan diçka për të pirë, do largoheshin me taksi.

Këtu aktori rrëfen se ndonëse ai është një personazh publik, atij nuk i fliste asnjë taksist, ndërsa vajzën me të cilën ai kishte dalë e njihnin të gjithë me emrë.

Por jo vetëm kaq, Albano rrëfen se edhe kamarieri ku shkuan për të pirë, e njihte shumë mirë, madje e dinte edhe se çfarë merrte gjithmonë për të pire.

Kjo situatë e pakëndshme për aktorin, ka bërë që ai ti jap fund lidhjes, ende pa nisur mirë.

“Kur më kanë ardhur mëndtë, kam dalë me një gocë. Folëm në Instagram, më shkruajti vetë për punën e më dha një mendim gjysëm profesional. Kemi folur nja 3-4 ditë në Instagram, pastaj këmbyem nurmrat dhe kemi folur nja 5-6 netë. Dolëm dhe thash s’po marr makinën se kam pirë. I thash hajde marrim taksi. Unë jam i famshëm, më njohin të gjithë, po nuk më fliste njeri mua, i flisnin të gjithë kësaj. Edhe kjo u fliste me emra, edhe këta. Tek taksia e 6 e kuptova dhe i thash ik ti se po shkoj të marr makinën. E më tha çfarë ke, s’kalove bukur? E i thash më mirë që mbaroi bukuria këtu. Erdhën ata çuant e kokteleve dhe i thash unë do pish nja dy shotsa, e ata më thanë që kjo e di vetë se çfarë pi. Kjo do të thotë që i ke treguar për personalitetin. Të të njohin të gjithë taksistat është…”, tha Albano.

Aktori gjithashtu tregoi se pas një operacioni për apandesitin, ai hoqi dorë edhe nga alkooli, duke e bërë atë një njeri më të sjellshëm në raport me vajzat e tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button