Aksidenti tragjik me 8 viktima/ “Mund të kenë qenë edhe 3 persona para duke penguar edhe shoferin”, eksperti i sigurisë rrugore zbulon detajet: Shkak për përplasjen, shpejtësia dhe…
Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në një studio televizive ka analizuar aksidentin tragjik që u mori jetën 7 personave mbrëmjen e kaluar në Këlcyrë.
Hasho u shpreh se shkak për aksidentin janë bërë shpejtësia e lartë dhe numri i madh i personave që gjendeshin në automjet.
Sipas tij numri i madh i personave mund të ketë ndikuar në lëvizjet e shoferit, i cili mund të ketë rritur shpejtësinë në tentativë për t’u larguar nga policia.
“Duhet të kemi parasysh numrin e personave që kanë qenë brenda mjetit, mund të kenë qenë edhe 3 persona para duke penguar edhe shoferin. Aty duhet të ketë disa rrotullime të mjetit dhe vetë numri i madh i personave brenda mjetit ka dëmtuar njëri-tjetrin. Shpejtësia tej normave të lejuara që ka bërë një distancë aq të gjatë, nga rruga deri në buzë të lumit. Pavarësisht pengesave që ka pasur në dalje, energjia e mjetit ka qenë shumë e madhe, duke përfunduar në atë pikë”, u shpreh ai.