Life&Gossip

“Airbnb” ndalon përdorimin e kamerave të sigurisë në mbarë botën

“Airbnb” njoftoi sot se do të ndalojë përdorimin e kamerave të sigurisë së brendshme në mbarë botën deri në fund të muajit të ardhshëm, sipas AP.

Platforma e qirasë në internet me qendër në San Francisko tha se po kërkon të “thjeshtojë” politikën e saj të kamerave të sigurisë duke i dhënë përparësi privatësisë.

“Këto ndryshime u bënë në konsultim me vizitorët tanë, mikpritësit dhe ekspertët e privatësisë dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë opinione për të ndihmuar në sigurimin e funksionimit të politikave tona për komunitetin tonë global”, tha Juniper Downs, kreu i politikave dhe partneriteteve të komunitetit në “Airbnb”.

“Airbnb” kishte lejuar përdorimin e kamerave të sigurisë së brendshme në zonat e përbashkëta, për sa kohë që vendndodhjet e kamerave zbuloheshin.

Sipas politikës së re, hostet do të lejohen të përdorin kamerat e ziles së derës dhe monitorët me zhurmë, të cilat lejohen vetëm në hapësirat e përbashkëta, për sa kohë që zbulohet vendndodhja dhe prania e pajisjeve.

Ndryshimi i politikës do të hyjë në fuqi më 30 prill.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button