Life&Gossip

A ishte i pranishëm Bes Kallaku? Dalin pamjet nga festa e ditëlindjes së Xhensilës

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Ditën e djeshme këngëtarja ka festuar 30-vjetorin e lindjes, ku së bashku me një rreth të ngushtë shoqëror ka organizuar një mbrëmje private. Së bashku me mikeshat e saj nuk mund të mungonin edhe fëmijët e saj, ku disa nga pamjet edhe janë publikuar në rrjete sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button