A është vërtet kjo pija që ul peshën? Njihuni me përzierjen magjike të “TikTok”-ut
Pija e quajtur Oatzempic po bën bujë në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku shumë përdorues raportojnë humbje të konsiderueshme në peshë. Bazuar në përbërjen e thjeshtë – gjysmë kavanozi tërshuerë e bluar, një filxhan uji dhe lëngu i gjysmë limoni – kjo pije nga burime online thuhet të funksionojë si zëvendësues i vakteve tuaja dhe të ulë drastikisht peshën. Sipas disa përdoruesve, efekti i ngopjes që ofron fibra në yndyrna ndihmon në kontrollin e oreksit dhe reduktimin e sasisë së ushqimit të konsumuar gjatë ditës.
Megjithatë, dietologët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë trend. Ata theksojnë se pavarësisht se “Oatzempic” mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit përmes përmbajtjes së lartë të fibrës, kjo pije nuk përmban mjaftueshëm ushqyes të tjerë që janë thelbësorë për një dietë të balancuar. Tek Oatzempic mungojnë proteinat, vitaminat dhe mineralet, të cilat janë jetike për një dietë të shëndetshme.
Dalia Beydoun, dietologe, e përshkruan Oatzempic si “qumësht tërshëre të reklamuar si truk për humbjen e peshës në TikTok”. Ajo shton se, edhe pse mund të ndihmojë në reduktimin e kalorive duke zëvendësuar një vakt me kalori më të lartë me ndjesinë e ngropjes, kjo nuk e bën atë një zgjidhje të qëndrueshme ose të shëndetshme e afatgjatë.
Destini Moody, një tjetër dietologe, pranon se ndonëse mund të ketë një potencial për humbje peshe, nuk e rekomandon atë si metodë për arritjen e objektivave të humbjes së peshës. Sipas saj, “bashkimi i përbërësve të Oatzempic nuk përbëjnë një vakt të balancuar apo një zëvendësim të përshtatshëm të vakteve.”
Për ata që kërkojnë të humbasin peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme, ekspertët sugjerojnë që të shtojnë në dietue proteina si: pluhur proteine ose kos, yndyra të shëndetshme si: gjalpë kikiriku ose fara chia, dhe fruta ose perime për të pasuruar vlerat ushqyese të dietës dhe trupit tuaj./aw/