Life&Gossip

Ermal Meta bëhet baba për herë të parë

Këngëtari Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Me një postim në Instagram, artisti ka publikuar një foto të dorës së vogëlushes në mes të duarve të prindërve, bashkë me mesazhin emocionues:

“Dora ime nuk ka qenë kurrë më e madhe, as zemra ime,” shkruan ai.

Kantautori ka zgjedhur që të mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike dhe vetëm në muajin prill ai njoftoi se do të bëhej prind i një vajze, së cilës i kushtoi albumin “Buona Fortuna” përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në foton me një pulovër të bardhë, ai kishte shkruar:

“Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi nuk mund të bëjmë dot pa ty. Të presim thesar i vogël. Mami dhe babi”.

Disa javë më vonë, i ftuar në emisionin “Verissimo”, ai foli për lajmin e bukur dhe përjetimet si një baba i ardhshëm.

“Ne e zbuluam lajmin kur kisha nisur punën për albumin dhe më duhej ta konceptoja sërish gjithçka, nën dritën e një tjetër energjie. Një aventurë e bukur nis. Mund të thuhet se ky është momenti më i bukur dhe më domethënës i jetës sime,” u shpreh asokohe këngëtari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button