“Më dhunonte kur isha shtatzënë” – Erika rrëfen tmerrin që përjetoi nga partneri
Konkurrentja e “She’s on Top”, Erika, ka vendosur që të ndajë me publikun një histori shumë personale të jetës së saj. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ajo ka rrëfyer se kur ka qenë 19 vjeçe ka nisur një lidhje me një djalë, që më pas u fejuan dhe u martuan.
Ajo ka rrëfyer se kur ka qenë 19 vjeç ka nisur një lidhje me një djalë, me të cilin më pas u fejua. Në kohën kur ata ishin të fejuar, ajo mbeti shtatzënë dhe në këtë periudhë ai jetonte jashtë Shqipërisë. Kjo ishte periudha kur nisën edhe skenat e para të xhelozisë.
Megjithatë, Erika tregoi se vendosi ta ndjekë të fejuarin në Itali me shpresën se do të niste një jetë të re, por në Itali nisi edhe dhuna.
“Më dhunonte, dhunë psikologjike dhe fizike kur isha shtatzënë, e bënte me vetëdije të plotë. Për momentin nuk e logjikonte, më pas më thoshte ‘më fal’. Ai nuk kishte asnjë lloj problemi, as me alkoolin, as me drogën. Ishte i rregullt, i thjeshtë, familjar. Mendoj se kanë qenë trauma që i ka pasur nga fëmijëria.
Kur kam qenë 7 muajshe, kam pasur të nxira në krah. Pa punë ishte ai, pa punë isha unë, kjo s’do të thotë se duhet të ushtrosh dhunë fizike. S’kishte një arsye madhore. Babi im ka ardhur të nisej në Itali, por kam qenë unë që e ndalova, e dija që do të ndodhte diçka. Më nxori thikën, ma drejtonte në mënyrë kërcënuese, çuni nuk ishte as një muajsh. Kemi pasur muaj lumturie me raste, kur nuk ishte i fiksuar. E gënjeva për të mirën time dhe të bebit”,- tha Erika.