Vendi
Çfarë ndodhi? Policia kufitare e Vlorës patrullim në det, gjoba dhe bllokim mjetesh lundruese
Policia Kufitare e Vlorës ka nisur monitorimin e vijës bregdetare edhe me jet ski. Bëhet me dije se 18 jet ski (motorë uji) janë në patrullim në vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë si dhe 6 mjete lundruese.
Deri me tani janë vendos 17 masa administrative duke nis nga gjoba deri në bllokim te mjeteve lundruese. Rëferuar masave për sezonin turistik mjetet lundruese duhet të qëndrojnë deri 300 metra larg bregut.
Njëkohësisht, janë krijuar korridore të veçanta për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese./sot.com.al