Psikologia binjake: Ja ç’ndodhi kur u martuam, kur asaj i dhemb veshi mua më dhemb…
Bona Miekley, është psikologe në profesion. Nuk janë të pakta rastet kur ajo ka qenë prezente në media për të trajtuar tematika të ndryshme. Ndërsa këtë herë ka zgjedhur të rrëfejë për herë të parë jetën e saj ‘private’. Nga historia e dashurisë me partnerin shtetas amerikan, tek krushqia në distancë dhe deri tek incidentet e vogla për faktin se ka qenë përherë motër binjake.
Bona, ju jeni martuar me një shtetas Amerikan, si u ndërlidhën kulturat tuaja?
Ka qenë dashuri me shikim të parë, unë dhe partneri im që në fillim e kuptuam që ishim tërësisht dy botë të kundërta por kjo na shtyu edhe më tepër që të njihnim njëri-tjetrin. Ai kishte diçka që un nuk e kisha dalluar tek askush më herët, përcillte energjinë e mirë dhe gjithnjë interesohej për emocionet e mija. Ishin këto dhe shumë faktorë të tjera që ta mendoja lidhjen e jetës sime me të.
A ka qenë e vështirë për familjen tuaja të kuptohej me familjarët e tij?
Krushqit… Po ka qenë pak e sikletshme. Ende edhe sot kuptohen me gjysma fjalësh në shqip dhe gjysmat në anglisht. Kur unë kam shkuar nuse në Amerikë, më kanë pritur shumë herë më mirë se në vendin tim. Më bënte përshtypje që e dëshiron aq shumë jetën dhe përditshmërinë e tyre. Gjyshja e partnerit tim ishte 90-vjecc dhe i jepte makinës me shpejtësi, mua këto më krijonin habi por dhe njëherësh nisa të perceptoj një botë tjetër edhe më të bukur.
Pse nuk qëndruat në SHBA, ëndrra e shumë shqiptarëve?
Nuk qëndrova sepse mendoj se unë e plotësova ëndrrën time. Partneri im kishte ardhur tashmë në Shqipëri për të zbatuar një projekt dhe nuk kishte më kuptim që të ktheheshim. Fillimisht preka ëndrrën amerikane dhe pasi u ndjeva e realizuar vendosa të vija sërish në vendin tim.
A ka pasur momente të vështira në karrierën tuaj?
Ka pasur momente të vështira në jetën time, një prej këtyre momenteve ishte kur u bëra nënë. Depreisoni post-partum ishte një nga momentet që më është dashur të punoj shumë me veten. Pranë meje ka qëndruar i palëkundur dhe me shumë durim partneri im dhe më vërtetoi edhe njëherë që është një njeri unik.
Ju keni edhe një motër binjake, a ju kanë ndodhur incidiente gjatë rrugës së jetës, dhe a është e vërtetë se dy binjakë përjetojnë të njëjtat ndjesi gjatë jetës?
Shpesh na kanë ndodhur incidente të cilat kanë kaluar me humor. Unë dhe motra ime binjake jemi tepër të lidhura edhe pse jemi kilometra larg. Ajo jeton në SHBA, ndërsa unë jetoj këtu dhe sërish kemi një lidhje shumë të ngushtë. Kur asaj i dhemb veshi, më dhemb edhe mua, kur ajo qan a qesh të njëjtat emocione më mbërthejnë edhe mua.