Life&Gossip

Maya flet për divorcin: Po ruaj energjitë për vete, djalin dhe punën

Këngëtarja shqiptare Maya Aliçkaj ishte e ftuar në “Living Room”, ku foli për procesin e divorcit dhe për periudhën e vështirë që kaloi pas videos virale.

Ajo u shpreh se po mundohet të mbajë larg negativitetin dhe të ruajë energjitë për vete, djalin dhe punën.

Maya vuri theksin te mënyra se si ngjarja e saj u përfol në media.

U përfol dhe u hodh aq shumë baltë mbi figurën time nga televizionet duke bërë manipulime dhe shpifje. Por floriri nuk bëhet pis sepse është flori, – tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se për këtë çështje, do të flasë së shpejti gjerë e gjatë dhe në mënyrë të veçantë kur të vijë koha e duhur.

“Unë i dhashë botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën.

Ky ishte një zhgënjim për sa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq”, përfundoi ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button