Lajme

Vajza me këmbët me të gjata në botë thotë se ‘urren dyert e ulëta dhe djemtë e shkurtër’ 

Një e re që mban rekordin e këmbëve më të gjata në botë ka treguar së fundmi për probleme me të cilat përballet në jetën e përditshme.

Maci Currin mban prej katër vitesh rekordin botëror Guinness të femrave për këmbët e saj 1.34 metra të gjata secila.

21-vjeçarja arrin gjatësinë 2.1 metra dhe është e ndjekur në rrjetin TikTok ku shpërndan pamje të vetes dhe problemeve që i shkakton gjatësia e saj.

Por jo të gjithë në rrjetet sociale duket se kanë simpati për të, pasi Maci nga Austin në SHBA thtoë se merr reagime të përziera madje dhe komente urrejtjeje në postimet e saj.

Disa tallës e krahasojnë atë me personazhe qesharakë të filmave, ndërsa të tjerë nuk binden se ajo është një person i vërtetë.

Në një prej videove Maci, thotë: “Është e frikshme të ecësh në një rrugicë të errët, si dhe kur duhet të hysh në dyert të vogla.”

Por megjthë reagimet e ndryshme në internet, Maci thotë se është krenare për këmbët e saj dhe për formën unike të trupit.

Ajo tregon se më parë e urrente veten në shkollë kur ishte më e gjatë se të gjithë të tjerët.

“Kur isha në klasë të dytë njerëzit më pyesnin nëse isha në shkollë të mesme prej gjatësisë së madhe. Fëmijët e tjerë urrenin gjatësinë time dhe më bullizonin.”

Ajo shton më tej: “Por shumë njerëz të tjerë më mbështesin, më thonë se jam shumë e bukur dhe se duhet të bëhem modele”.

“Unë në fakt dua të inkurajoj vajza të tjera me këtë problem për të pranuar veten e tyre.”

Mejsi shton se gjatësia i krijon probleme në njohjet e reja teksa nuk preferon djem shumë të shkurtër, por dhe ata më të gjatë fillimisht stepen nga pamja e saj.

Ajo thotë më tej se duhet të ketë kujdes kur hyn në dyer dhe se e ka të vështirë të gjejë rroba të përshtatshme.

“Rrobat i blej në dyqane të posaçme për njerëz të gjatë ose i bëj me porosi edhe pse më kushtojnë rreth $250 një palë xhinse.”

“Nuk kam shumë para prandaj kam vetëm dy palë xhinse që më rrinë tamam”. /TheSun

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button