Life&Gossip

Blendi Salaj gati për fëmijën e tretë: Po mendojmë të birësojmë…

Gazetari i njohur Blendi Salaj ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë të tretë. Por këtë herës, siç thotë ai, bashkë me të shoqen janë në një “dilemë”, ta bëjnë vetë apo ta birësojnë.

Sot në “Wake up” teksa flisnin për Olta Gixharin e cila u bë nënë për herë të dytë, ai shprehu natyrshëm dëshirën për fëmijën e tretë.

“Unë i kam dy kalamaj dhe me thënë të drejtën janë pak të lodhshëm kalamajtë, po kur i rrit pastaj i vë përpara. Po qejfi, qejfi nëse mund të shprehem kështu na e ka për një të tretë. Po a t’a bëjmë vetë apo t’a birësojmë…

Po e mendojmë. Jam duke e manifestuar tani, se nëse e nxjerrim nga shtëpia bëhet më realitet. Mendoj se ka fëmijë që kanë shumë nevojë atje, e pse jo të mos ju bësh një shtëpi, një familje. Pastaj dilema është djalë apo vajzë. Po e mendojmë seriozisht. Mund të bësh mirë ashtu”, tha gazetari i njohur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button