Life&Gossip
Kriset miqësia mes Rike Roçit dhe Roza Latit? Çfarë ndodhi mes vajzave pas BBVIP
Moderatorja Roza Lati ka festuar dje 36-vjetorin. Darkën e ditëlindjes ajo ka zgjedhur ta festojë me ish-banorët e BBV3, të cilët postuan momente nga festa.
Mirëpo, mes ish-banorëve me të cilët Roza ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë në shtëpi, u vu re mungesa e një ish-banoreje dhe mikeshe shumë të mirë të Rozës, Rike Roçit.
Kjo mungesë bëri që të shtohen dyshimet se diçka ka ndodhur dhe miqësia mes vajzave është krisur. Dyshimet u përforcuan edhe më shumë kur Rike postoi në Instagramin e saj se ndodhej në Tiranë, por asnjë gjurmë nga festa. Madje, ajo nuk bëri asnjë urim publik për Rozën.
Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes tyre, pasi Rikja e ka mbështetur Rozën pasi ka dalë nga BBVIP.