Rajoni

U përfshi në një sherr, zbulohet shkaku i vdekjes së shqiptarit në Greqi

Zbulohet shkaku i vdekjes së 20-vjeçarit shqiptar, Orgito Lloci, në Greqi.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar vdiq për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër, sipas ekspertizës mjekësore. Flashneës.gr shkruan se mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte një histori me probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin u përfshi, ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë. Kujtohet se nga pesë personat që u dërguan në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë , të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në përleshjen me 20-vjeçarin.

Në lidhje me ngjarjen ui arrestuan dy 24-vjeçarë grekë, të cilët fillimisht u dyshuan se u përleshën me Llocin./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button