Fifi flet për Flor Mumajesin: Ka një vit që s’më kthen përgjigje!
Këngëtarja e mirënjohur Fifi, ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme për “Canape7”. Ajo ka folur rreth jetës së saj profesionale, paksa nga ajo private, mirëpo nuk ka lënë pa përmendur dhe një prej kolegëve të saj.
Bëhet fjalë për Flor Mumajesin, ku ky i fundit është larguar prej industrisë së muzikës dhe për një kohë të gjatë nuk kemi dëgjuar më projekte muzikore të lancuara prej tij.
Fifi shprehet se ka një vit që nuk ka folur me artistin teksa tregon se ndjen keqardhje që ai nuk është më në botën e muzikës dhe që nuk përmendet prej të tjerëve aq sa ai e meriton!
“Për anën artistike ka qenë një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë kurrë anash pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po sjell më këngë sepse është duke i munguar jashtëzakonisht shumë industrisë së muzikës. Unë vetëm di që nëse ai njeri rikthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të ulemi në gjunjë dhe të qajmë. Sepse i ka këngët fantastike. Plus kam një vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di përse nuk kam folur. Po e them për herë të parë. Kam një vit që i shkruaj dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Më vjen shumë keq që ai nuk përmendet aq shumë sa e meriton të përmendet”- është shprehur ajo.