Kolesteroli i lartë mund të “godasë” këmbët, mos i injoroni këto simptoma
Kolesteroli i lartë mund të kalojë pa asnjë simptomë në trup për një kohë të gjatë, prandaj ndonjëherë quhet edhe “vrasësi i heshtur”. Megjithatë, ka përjashtime nga ky rregull.
Një prej tyre ndodh kur depozitat e kolesterolit kontribuojnë në forcimin e mureve të arterieve në krahë dhe këmbë. Më pas shfaqen simptoma të fshehta.
Ky proces që ndodh në enët e gjakut quhet sëmundje arteriale periferike. Shenjat e para janë ngërçe subalternale në ijet ose kofshët pas aktiviteteve të caktuara. Më shpesh kjo ndodh pas një shëtitjeje të gjatë ose disa ngjitje të shpeshta të shkallëve.
“Shenja të tilla nuk duhen injoruar”, thotë Dr. Sanji Wegle, nga Shoqata Amerikane e Laboratorëve Kardiovaskular. “Trupi në fakt është shumë inteligjent. Fakti që dhimbja do të pushojë kur relaksoheni nuk është shenjë se duhet të injoroni simptomat, përkundrazi duhet të shkoni te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur.”
Sipas tij, simptomat e sëmundjes arteriale periferike mund të përfshijnë edhe ndjenjën e ftohjes në këmbë ose shputën e njërës këmbë, dobësi ose mpirje. Mund ta ndjeni vetë pulsin në kyçin e këmbës, nëse është i dobët ose nuk ndihet fare, ky mund të jetë një paralajmërim.
Përveç kësaj, duhet t’i kushtoni vëmendje ndryshimeve eventuale të ngjyrës së lëkurës, si dhe plagëve në këmbë ose gishta që nuk shërohen. Nuk duhet të injorojmë rritjen e ngadaltë të thonjve, apo zhdukjen e thonjve, dhe mosfunksionimi erektil tek meshkujt është një shenjë për t’u vizituar te mjeku.