Life&Gossip
Nuk ishin në gjysmëfinalen e “Ferma Vip”, reagon Fjoralba dhe Besi
Gjysmëfinalja e “Ferma VIP” nisi në një mënyrë krejt të pazakontë pasi u hap nga opinionistja Sonila Meço, për shkak të dy të papriturave që ndodhën vetëm disa minuta para nisjes së spektaklit të madh.
Në postimet e treguara më pas, duket se Fjoralba kishte pësuar një problem shëndetësor në minutat e fundit dhe kishte përfunduar në spital. Ajo ka treguar se ku ndodhej nēpërmjet një story në instagram, ku edhe i falenderon të gjithë për mesazhet e dërguara.
Nga ana tjetër, Besi që ndodhej jashtë Shqipërisë, u përball me një shtyrje fluturimi prej 5 orësh, çka e bëri të pamundur mbërritjen e tij në kohë për spektaklin.