Lajme

Mes 50 pjesëmarrësve nga Italia e bota, shqiptari fiton çmimin e artë: Picat i bëj më mirë se napoletanët

Rufi Shabani është mastershefi shqiptar, i cili është shpallur kampion i picave në Itali. Ai është shpërblyer me çmimin e artë mes 50 pjesëmarrësve nga Italia dhe e gjithë bota.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se të gjithë pjesëmarrit u befasuan kur mësuan se ishte shqiptar dhe i bënte picat më mirë nga të gjithë.

“Interesantja e kësaj ka qenë se ata nuk e dinin që unë isha shqiptar nga Maqedonia dhe kur u bë prezantimi, ata kthyen krejt sytë nga unë. Mbasi mbaroi prezantimi dhe krejt çmimet, bëheshin fotot dhe nga do që shkoja që provoja ndonjë ushqim, më thoshin ‘a ti je ai shqiptari i Maqedonisë’. Bënin foto me mua”.

Më tej, Rufi deklaroi se është më i mirë se vetë napoletanët në përgatitjen e picave të tyre.

“Unë mendoj se në profesionin tim jam më i mirë se napoletanët. Ata që e kanë traditë pjesën napoletane, janë mbushur me atë. Napoletanët janë më të mirë kur dalin nga vendi i vetë dhe kur punojnë nëpër vende të tjera. Unë besoj se jam më i miri në profesionin tim se i kushtojë rëndësi picës napolitane”./abcnews.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button