U dhunua nga tre infermieret në shtëpinë e të moshuarve dhe pamjet u bënë virale, ndërron jetë e moshuara
Ka ndërruar jetë e moshuara Minire Nura, gruaja e cila ishte rrahur nga infermierët teksa ishte duke qëndruar në shtëpinë për të moshuarit “Orenda”. Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase, Meshari Selimaj, i cili ka qenë avokat i të ndjerës.
“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.
Rasti i Minire Nura u bë publik pasi në media qarkulluan pamjet ku infermierët e rrihnin. Qendra “Orenda” më pas u mbyll nga organet përgjegjëse, ndërsa ndaj të dyshuarve nuk ka ende ndonjë vendim gjyqësor.
Sipas aktakuzës, tre të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në shtëpinë e të moshuarve.