Vendi

Kthjellime e alternime vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura më të theksuara në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë si dhe kryesisht zonën e jugut. Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave për pjesën më të madhe të ditës. Në zonën e qendrës këto reshje kryesisht në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 4-7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button