“Egla nxjerr gj*ksin për ta sfiduar tjetrin”, habit Edmond Tupja: Nëse më thotë dikush je plak, i them hajde…
Shkrimtari Edmond Tupja i ftuar në “Mos i bjer me top” tek “E Diell” me Ronaldo Sharkën është pyetur në lidhje me gjuhën e trupit të Egla Cenos në Big Brother, kur zihet me banorët e tjerë.
Egla shpesh herë ngre gishtat e mëdhenj të dorës dhe i drejton drejt kurrizi. Kjo gjë e ka bërë Ronaldon shumë kurioz dhe e ka pyetur shkrimtarin se si e analizon këtë veprim që bën Egla.
Ronaldo Sharka: Është një aktore aty brenda, Egla që unë jam kurioz të ma shpjegoni ju sot. Ajo përdor një gjuhë të çuditshme trupi kur zihen. Përdor dy gishtat e parë dhe i drejton nga kurrizi, çfarë do të thotë ajo me ketë?
Edmond Tupja: Kur tregon gishtin e madh tek ne ka qenë “hip këtu, shiko Stambollin”. As ke për ta pasur atë që kërkon, ose nuk do të të jap asnjë gjë. Siç e interpretoj unë, kundërshtarin tim në debat unë e hedh mbrapa krahëve. Ose në mënyrë të pavetëdijshme kur ajo e bën këtë, e nxjerr gjoksin përpara dhe e sfidon tjetrin me gjoks, nuk ka frikë, e nxjerr gjoksin.
Ronaldo Sharka: Profesor po ti shan?
Edmond Tupja: Kam dhe unë të sharat e mia.
Ronaldo Sharka: Po nëse dikush të thotë plak, çfarë i thua?
Edmond Tupja: Jam plak? Jam plak vende, vende, në qoftë se dyshon hajde provoje.