E rëndë në Shkodër/ Nëna me tre fëmijët të zhdukur prej 3 ditësh, gjendet i pajetë në lumin Drin një prej të miturve
Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur.
Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin.
Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja A.A kanë humbur jetën.
Ndërkohë polumbarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.
Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.
Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.
Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases A. A dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin./oranews.tv