VIDEO/ Shantazhonte vajzat me foto intime dhe u kërkonte para,ky është “Nona Fare” në TikTok
Shantazhet në rrjetet sociale duket se po shtohen çdo ditë e më shumë. Në këtë puntatë një vajzë 22 vjeçare banuese në shtetin Belg ka treguar për Piranjat se një 19 vjeçar e shantazhon prej disa muajsh në rrjetet sociale me pretendimin se atij i kishin mbërritur disa foto dhe video nudo tl vajzës në fjalë dhe kur të dëshironte ai mund t’i publikonte.
Për të mos ndodhur kjo vajza i bindet kushteve të tij, që edhe ai të përjetonte vetëkënaqësinë online.
22 vjeçarja pranon që ka pozuar nudo për të dhe gjatë kësaj kohe ai ka arritur të ruaj disa fragmente të cilat do t’i publikonte më pas.
Për t’mos u arritur kjo gjë, ai kërkonte që vajza t’i dërgonte herë pas here shuma të ndryshme parash. Dërgesa e parë ishte prej 100 eurosh, e ndërsa e radhës do të ishte me 400 euro.
Gjatë afatit së dërgesës së dytë, 19 vjeçari shantazhonte vajzën se duhej të niste me patjetër lekët ose në të kundërt do t’i publikonte videot dhe do dhunonte familjarët e saj.
Pasi gazetarët e Piranjave komunikuan me të riun ai ishte Bledi Kola dhe jetonte bashkë me familjen në Milano. Pasi kishte mohuar disa herë të ishte ai personi që kërkohej, kur u vendos përballë audios së tij, pranoi që me 22 vjeçaren kishte patur një lidhje dashurie. Ai premton që nuk do të kishte të bënte fare më me vajzën dhe se i kërkonte falje publike.
Bledi Kola kishte dhe adresë në Tik Tok me emrin ‘Nona Fare’ me rreth 20 mijë ndjekës ku asnjëherë nuk dilte me imazhin e tij, por me maskën e një gruaje në moshë./SyriTv