“Arriti ekstremin, i dha valium familjes së saj për mua” – Reperi Sevi zbulon çmendurinë e ish-të dashurës
Mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ kanë qenë dy nga reperët më në zë të momentit Lil Koli, një nga anëtarët e grupit OTR, i cili njihet për bashkëpunimin me Noizy ‘Whats Up’, dhe Sevi i cili ka rënë në sy të publikut për duetet me Frenklin.
Gjatë intervistës, Sevi vendosi të rrëfejë një nga historitë më ekstreme të jetës së tij.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cila ka qenë çmenduria më e madhe që një vajzë ka bërë për të, ai tha: ‘Një ish e dashur e imja arriti ekstremin, kur i dha valium familjes së saj që të dilte të më takonte mua. Ndërsa një tjetër pas ndarjes piu ilaçe dhe tentoi të vriste veten. Këto të dyja ishin vërtetë ekstreme.’
Në vijim reperi u shpreh se tashmë është në një marrëdhënie të lumtur me një vajzë e cila nuk është pjesë e botës televizive./oranews.tv