“Të betohem në Zot do të vras”- Françeska “kërcënon” Julin: Do të vdesësh…
Julian Deda dhe Françeska Murati janë përfshirë në një situatë komike me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP3”
Teksa modelja pas primet ishte ulur në divan, në një moment aktori i njohur tenton që t’i hedhë një gotë me verë në fustanin e saj në ngjyrë të verdhë që ajo kishte veshur.
Duke bërtitur Françeska i tha Julit se do të vdesë nëse ia hedh verën, megjithëse ai vazhdoi të tentonte që të çonte deri në fund qëllimin e tij duke menduar se fustani mund të lahet në pastrim kimik.
“Jo nuk lahet, të betohem se është lino. Të betohem se do të vdesësh”- iu kthye Françeska, ndërsa Erjola Doçi i tha aktorit se do të marrë zarf të zi.
“Si do të vdes për një fustan 20 euro?”– tha Juli, teksa Egla u shpreh se fustani kushton 20 mijë euro.
Pjesë nga biseda:
Françeska: Të betohem në Zot do të vras
Juli: Çfarë do të bësh? A e lanë në pastrim kimik?
Françeska: Do të vdesësh
Juli afrohet me gotën e verës për t’ia hedhur në fustan
Françeska: Jo nuk lahet, të betohem se është lino. Të betohem se do të vdesësh
Erjola: Merr zarf të zi
Juli: Si zarf të zi për një fustan!
Françeska: Do të vdesësh
Juli: Si do të vdes për një fustan 20 euro?
Egla: 20 mijë euro. Për një fustan 20 mijë euro do të vdesësh ti
Juli: Aaa, 20 mijë euro!