Kthjellime dhe vranësira, ja si do paraqiten temperaturat për ditën e sotme
Për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të cilat do të bëhen prezente nga orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobta shiu kryesisht në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 25°C,
në zonat e ulëta 12 deri 27°C,
në zonat bregdetare 15 deri 26°C.