85 mld lekë borxh/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbulon skemën lehtësuese për shlyerjen e faturave të papaguara
Faturat e papaguara në vite të energjisë elektrike janë 85 mld lekë. Nga këto, 60 mld i përkasin familjarëve, ndërsa pjesa tjetër është borxh i papaguar nga institucionet publike, kryesisht ujësjellësit.
Për shlyerjen e këtyre faturave, OSHEE aplikon aktmarrëveshje me këste lehtësuese, të cilat kanë nisur nga muaji prill.
Deri më tani janë 680 aktmarrëveshje me familjarë, ku më shumë se gjysma e kanë paguar detyrimin e plotë dhe për këtë kanë përfituar reduktim të borxhit deri në masën 70%. Ndërkohë, entet buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast se shlyejnë të plotë detyrimin.
Në skemat e aktmarrëveshjeve që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëm ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive që i përkasin vitit 2023 e në vijim.
Vitin e kaluar OSHEE ka arkëtuar një nivel prej 99.3%, krahasuar me 98% të arritur në vitin 2022.