Vendi

“Më ke borxh 50 mijë euro, o mashtrues”, plas sherri mes avokatit të Maya-s dhe burrit të saj

Ka agravuar debati mes avokatit të këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj, në proces divorci, Arben Shuaipi.

Të ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të ballafaquar versionet e historisë, avokati i këngëtares ka deklaruar se Shuaipi kërkon që t’i marrë pasurinë, të cilën e ka pasur këngëtarja para martese.

Një gjë e tillë është mohuar nga Shuaipi i cili ka deklaruar avokati Idajet Beqiri ka çështje personale me të, pasi ky i fundit i ka 50 mijë euro borxh, dhe se e ka denoncuar në polici.

Pjesë nga debati:

Beqiri: Sherrin më të madh e ka për pasurinë, por ajo është treguar e mençur, se ajo është shtetas gjermane, dhe ai i mori mbiemrin asaj. Pasuritë ajo i ka marrë para martese, dhe i ka thënë se ne artistët kemi frikë që martesat i bëni për pasuri. Pra çfarë kam unë i kam unë dhe pas martese i kemi bashkë

Shuaipi: O mashtrues, ti gënjen para fakteve je mashtrues

Beqiri:-Ka vajtur ky në shtëpi nuk ka vajtur Maja. Ka prerë pjesët e dhunës që ka ushtruar ndaj saj, por ato kanë lënë gjurmë. Video është shumë më e gjatë

Shuaipi:-Absolutisht jo

Beqiri:-Është hequr pjesa kur ai e ka tërhequr prej krahu ku ajo thotë ndihmë ndihmë

Shuaipi:-Ka punëtorë që shtrojnë parketin, janë katër dëshmitar. Kur të duash i sjellim në gjyq, po ti po mashtron bashkë me atë

Beqiri:-A të ka nxjerrë përmbaruesi jashtë?

Shuaipi:-Jo!

Beqiri:-E shikoni vetë nga përmbajtja e asaj video, është tmerrësisht i dhunshëm. Kur them është natyrë e dhunshme, e di ai për çfarë e kam fjalën se s’dua t’i them këtu… se ai tjetri u dënua 3 vite për dhunë

Shuaipi:-Ç’të duhet ty me familjen time? Të të vij turp

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button