Life&Gossip

“S’guxoj të bëj fëmijë tjetër”- Rrëfimi prekës i gruas së Shpat Kasapit: Humba njërin nga binjakët…

Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, ka bërë një rrëfim prekës, teksa ka zbuluar djali i tyre Roeli, sot do të ishte me motër ose vëlla.

Ajo ka treguar se ishte në pritje të binjakëve, por e humbi njërin nga fëmijët dhe iu është dashur të luftojë për të shpëtuar Roelin. Selvije Jao rrëfeu se medikamentet e marra gjatë shtatzënisë i kanë shkaktuar pasoja në shëndetin e saj dhe nuk e merr dot guximin që të bëjë fëmijë tjetër.

“Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.

Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut xh. sh. është më i mirë sesa dëshirat tona.”

E pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button