Vendi
”Çmendet” 63-vjeçari, tenton të godasë gjykatësen gjatë seancës. Gjykata e Fierit e lë në burg
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur arrest me burg për shtetasin J. K, për veprën penale “ Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”.
63-vjecari, banues në Sarandë, u ndalua pas kundërshtimit të vendimit gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie ku tentoi të godiste gjykatësen me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë dhe se prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.
Trupi gjykues pas shqyrtimit të çështjes vendosi masën e sigurimit “ arrest me burg” për personin nën hetim.