“HELP!” NGA ISHULLI I PABANUAR/ Gjethet e palmës i shpëtojnë jetën 3 marinarëve. Ja si mbijetuan nga një pus i ishullit dhe arra kokosi
Një skenë që e kemi parë vetëm në filma, e sidomos nga ata vizatimorë, por që rezultoi se i shpëtoi jetën. Marinarë amerikanë të humbur në një ishull shkruan fjalën ndihmë përmes gjetheve të palmave.
Tre marinarë amerikanë të bllokuar në një ishull të vogël të Oqeanit Paqësor për më shumë se një javë janë shpëtuar falë shkrimit “HELP/NDIHMË” që formuan me gjethe palme në rërë.
Të tre marinarët kishin planifikuar të peshkonin në ujërat përreth Atollit Pikelot, pjesë e Mikronezisë, më 31 mars, kur skafi i tyre u përmbyt pasi motori u dëmtua.
Ata dolën në breg në ishullit Pikelot, i cili është i pabanuar, por radios së tyre i mbaroi energjia e baterisë para se të mund të thërrisnin për ndihmë.
Kështu, të humburit mblodhën gjethe palme nga ishulli prej 31 hektarësh, i rregulluan që të shkruanin “NDIHMË” në plazh dhe pritën.
Për një javë, ata jetuan duke konsumuar arra kokosi, ndërsa fatmirësisht kishin ujë të pijshëm nga një pus i vogël në ishull, i cili ndonjëherë vizitohet nga peshkatarët në rajon.
Një avion zbulues i marinës amerikane i dërguar nga Baza Ajrore Kadena në Okinawa, Japoni, vuri re shenjën “NDIHMË”.
Lt. Chelsea Garcia, koordinatori i misionit të kërkim-shpëtimit tha se shenja ishte ajo që solli për gjetjen e tyre në një zonë kërkimi që mbulonte më shumë se 103 mijë milje katrore.