Life&Gossip

“35-vjeç ‘Mjeshtër i Madh’, turp kush ta ka dhënë, shko dorëzoje” – Aktorja i kujton Julian Dedës, titullin e dhënë nga Bujar Nishani

Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend, por Bujar Nishani, kur ishte president, disa vite me parë i dha titullin “Mjeshtër i Madh” Julian Dedës.

Titulli ishte një qokë e Nishanit për humoristin Deda, meqë ky i fundit është shoku i Shkëlzen Berishës.

Atëhere u bë goxha zhurmë, por meqë Nishani nuk la njeri pa i dhënë titull, e kaluan me humor.

Por së fundmi, Dedës ia ka kujtuar këtë turp, aktorja Egla Ceno, me të cilën janë bashkë në Big Brother.

Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.

Juli: Ke shumë mllef në shpirt.

Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë, edhe turp që e ke marrë.

Juli: Ke inat, ça të them. Ai që ma ka dhënë nuk jeton më. Ki pak respekt.

Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh.

Juli: Je horror, e pashpirtë /lexo.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button