Breshëri shashkash dhe tymuesesh ndaj bashkisë së Tiranës
Një tjetër protestë u zhvillua sot përpara bashkisë së Tiranës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, deputetë të opozitës dhe mbështetës të Rithemelimit.
Kjo është protesta e dytë pas asaj të 5 prillit të thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie për dosjen 5D.
Në protestën e sotme morën pjesë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës.
Pjesë e protestës sërish është edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, por edhe deputetë të PD-së dhe Grupit të Rithemelimit në PD.
Protestuesit kanë qëlluar në drejtim të bashkisë me mollë dhe tymuese, ndërsa këshilltarët e opozitës po tentojnë të futen në bashki, pasi kërkojnë të marrin informacion në lidhje me kërkesën e tyre për të mbledhur këshillin bashkiak për çështjen e drejtorëve të arrestuar.
Ndërkohë policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës./oranews.tv