“35 vjeç mjeshtër, turp kush ta ka dhënë”- Juli-Eglës: Ai që ma ka dhënë nuk jeton më…
Debatet mes Julian Dedës dhe Egla Cenos nuk kanë të mbaruar në shtëpinë e “BBVA3”.
Ditën e sotme dy konkurrentët janë përshirë në një debat, i cili me tone të larta ka degraduar në ofendime ndaj njëri-tjetrit.
“Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve, merresh me karrierën e të tjerëve”- i tha aktorja Julit, ndërsa banori vazhdimisht i kërkonte të mos bërtasë.
Në një moment Egla e ka ofenduar aktorin duke i përmendur karrierën: “35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë edhe turp që e ke marrë”.
Pjesë nga debati:
Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.
Juli: Ke shumë mllef në shpirt
Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë edhe turp që e ke marrë
Juli: Ke inat, ça të them. Ai që ma ka dhënë nuk jeton më. Ke pak respekt.
Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh
Juli: Je horror, e pashpirtë /oranews.tv