“O gore mashkull”- Debat i ashpër mes Julit dhe Eglës: Smirushe e keqe…
Dy banorët e “Big Brother VIP3”, Egla Ceno dhe Jul Deda, janë përfshirë në një debat të ashpër mëngjesin e kësaj të mërkure.
Ceno e ka quajtur Jul Dedën një “gore mashkull”, i cili, sipas saj, merret me thashetheme dhe flet pas krahëve.
Ndërsa aktori iu është kundërpërgjigjur duke i thënë “ti je një smirushe e keqe”, duke shtuar se “gënjeshtare, pse të ka ikur zari, nuk ke fjetur gjithë natën”.
Pjesë nga sherri:
Juli: Ti je një smirushe e keqe
Egla: Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve. Nuk mbaj përgjegjësi për ato që thua, nuk nxjerr emrat
Juli: As ti nuk i nxjerr, Pse nuk i nxjerr
Egla: Unë nuk përzihem, nuk merrem me thashetheme. O gore, o gore mashkull, gore
Juli: Kështu i ke trajtuar njerëzit
Egla: Mi sill njerëzit këtu, ballafaqim o gore, o gënjeshtar
Juli: Gënjeshtare, pse të ka ikur zari. Nuk ke fjetur gjithë natën
Egla: Më mirë vetëm se sa me njerëz si puna jote që bëjnë thashetheme. Shumë më mirë vetëm. Ta them nga mëngjesi deri në darkë, gore.