Vendi

“Më rrahu gruaja”/ Lushnjari inskenon dhunën nga bashkëshortja për të përfituar pasuri

Arta Ruko denoncon ish-bashkëshortin Lorenc Shëngjergji dhe avokatin e tij Jorid Shara, të cilët, sipas saj kanë inskenuar një situatë dhunë, për të përfituar pasuri.

Pas 12 vjetësh divorc, Arta thotë se ish-bashkëshorti i ka ardhur në shtëpi dhe ka bërë denoncim të rremë në komisariatin e Lushnjes, për të përfituar nga pasuria, apartamenti ku ajo jeton.

“Për të fituar banesën. Problemi qëndron në banesë unë jam dakord. Le të bëjnë pjesëtimin e pasurisë, por jo të vijë të më bezdisë në banesë sepse ka 12 vjet që është larguar nga banesa. Hap derën unë, kur këtu tha do rri unë. Më 29 Gusht më ka bërë një kallëzim të rremë në polici, sikur kishte ardhur këtu dhe unë e kam shtyrë, e kam hedhur nëpër shkallë edhe e para e punës, çfarë deshi këtu. E dyta nuk kisha asnjë lloj haberi, asnjë lloj interesi. Kur kthehem më merr OPGJ më tha të ka bërë kallëzim burri. Kush burrë i thashë se unë nuk kam burrë. Më fal tha, ish-burri.  Ish-burri po për çfarë? Se ai të ka ardhur tek shtëpia dhe ti e ke hedhur nëpër shkallë. Thashë te cila shtëpi, se ai ka 12 vjet që ka ikur dhe është larguar prej borxhlinjve jo si pretendon ai sot me gjithë avokatin që unë e kam përzënë nga shtëpia. Edhe nëse e kam përzënë a u kujtua para 12 vjetëve. I vuri shqelmin derën që të hynte me forcë. I thashë po i drejtohem policisë. Ku shkojmë në gjykatë, avokati tha kam unë një provë. Shenjë dhune avokati pretendonte se unë e kisha hedhur në shkallë, por ai e kishte ekzemë, te krahu, trupi këtej. E ka gjithë trupin thonë ata. E kishte rrjepur me thonj dhe kishte shkuar atje dhe kishte thënë e kam hedhur në shkallë”, tha denoncuesja për emisionin “Stop”.

Me kamera të fshehtë Arta takon OPGJ-në në Policinë e Lushnjes, Bledar Levonja, i cili pranon, se dy denoncimet nga ish-burri janë dhe shenjat e dhunës të pretenduara, rezultuan ekzema nga këqyrja mjeko-ligjore.

Arta Ruko: Kur u bë gjyqi, doli kallëzim i rremë, sepse unë isha plazh? D.m.th, kur erdha unë këtu, që më dole ti në rrugë dhe më the, që doli kallëzim i rremë dhe plagët i kishte nga ekzemi? Ju, kur e çuat tek mjeko-ligjori, a nuk i dolën ekzemë?

OPGJ Bledar Levonja: Po! Atë e ka vërtetuar Policia Kriminale. Po ti atë pushimin e çështjes çoja pra, çoja gjykatës! Arta çfarë shkresa janë, janë çuar në gjykatë, të tëra janë në prokurori…Të ta shpjegoj edhe njëherë! Ik në prokurori, se i ke të gjithë shkresat atje!

Arta Ruko: Po vetë, pse nuk paraqiteni ju atje, o Bledi?

OPGJ Bledar Levonja: Po, më kërkoi gjykata, do vij…

Arta Ruko: Po ju ka kërkuar gjykata dhe nuk erdhët, po radhën e parë kërkoi edhe nga policia edhe nga bashkia dhe nuk erdhi asnjeri…

Arta Ruko thotë se ish-burri ka lënë vajzën kur ishte 17 vjeçe, ndërsa djalin 9 vjeç.

“Aktualisht vajza 31 dhe djali 23. Për të kontribuuar as pensionin ushqimor nuk ia kam kërkuar asnjëherë që e ka aty me vendim gjykate si e si hajd më thashë po rriten fëmijët”, shprehet ajo.

Madje banesa që po jetonte është lënë në garanci në një bankë nga dhe është shlyer falë kontributit të vajzës.

“Ai është i vetmi baba që nuk njeh nipin e vet që vajti 7 vjeç. Djali me urdhër mbrojtje që në  2015 që e nxirrte në rrugë të lypte. Urdhëro. Një baba dhe nga ajo u detyrova e hoqa djalin nga këtu. E çova djalin në Itali ta shkolloja sepse djalin edhe në Tiranë po i jepte rrugë të keqe”, tha denoncuesja.

Në fund Arta i kërkon edhe avokatit të ish-bashkëshortit, të ndalojnë inskenimet e sajesat dhe të kërkojnë ligjërisht përpjesëtimin e pasurisë.

Arta Ruko: Ti e ke sjellë ish-bashkëshortin tim tek shtëpia me celular dhe i thua filmoje, dhe e nxjerr fakt në gjykatë…Po fakt është kjo…? Po kërko përpjestim pasurie! Po kallëzimi doli i rremë, ti kërkon hapjen e çështjes. Pse kështu bën një fëmijë si puna jote? Je fëmija im ti…

Avokati Jorid Sharka: Vazhdo edhe njëherë, se je pala kundërshtare. Po mirë, prandaj po të them…!

Në ditën e gjyqit, “Stop” pyeti dhe ish-burrin, Lorencin për dhunën, por ai tha vetëm se nuk ka ku të flejë.

Gazetari: Pse je kujtuar pas 12 vitesh të kërkosh shtëpinë?

Lorenc Shëngjergji: I thashë dua çelësat e shtëpisë, kjo më tha mua jo.

Artan Ruko: Në rregull t’i jep. Ajo thotë ta përpjestojmë pasurinë, ok, por jo dhunë se është gënjeshtër. Për dhunën jemi, se nuk të ka dhunuar zonja. Për shtëpinë, për personin bëni çfarë të doni.

Lorenc Shëngjergji: Kam fjetur përjashta moj përjashta.

Artan Ruko: Po pse përjashta? Po di gjë unë ku fle vëllai jot? S’do mbaj vëllain tënd moj zonjë. Me vëllain tënd jam divorcuar. Ju po e bëni se kërkon shtëpi, por shtëpia është e fëmijëve të mi. Kredinë e kam larë unë. Borxhet e tua.

Në këto kushte, Gjykata e Fierit e rrëzoi kërkesën për urdhër-mbrojtjeje të Lorencit, si të pa bazuar në prova.

Avokati: Kishte një kërkesë nga ana e komisariatit të policisë që kërkonte urdhër-mbrojtje sipas dhunës që kishte pretenduar shtetasi atje. Unë bëj përfaqësimin në gjyq, ku është problemi se nuk kuptoj?

Gazetari: Zonja thotë më kanë denoncuar për dhunë, ndërkohë që dhuna nuk ekziston.

Avokati:Dhuna është kallëzuar që në 2023. Nuk ekziston janë organet proceduese që e vërtetojnë./tvklan.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button