Life&Gossip

Tregoi se moderatori i kërkoi favore s*ksuale, Egla-Julit: Do e bërtas sikur të gjithë botën ta kem kundër! Vetëm se jam grua….

Egla Ceno teksa po bisedonte me Julian Dedën në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka treguar se asnjëherë do të lejonte një punëdhënës që ti kërkonte favore seksuale në punë.

Aktorja tha se do ta ngrinte zërin edhe sikur të gjithë botën ta ketë kundër, sepse nuk dëshiron një një burrë ti afrohet vetëm sepse është femër dhe e ka ves atë gjë.

“Mua nuk duhet të më ngacmosh në punë, nuk duhet të më kërkosh gjënë (për favore seksuale). Unë jam në anën time të drejtës dhe do e bërtas sikur të gjithë botën ta kem kundër unë këtë gjë do e bërtas.

Mua nuk dua të më afrohesh vetëm sepse jam grua, vetem se je burrec, se e ke ves, sepse je qelbësirë. Ta shikosh gruan si objekt kënaqësie! Jo o vlla, edhe sikur të gjithë botën ta kem kundër, nuk më frikëson asgjë.”- tha Egla.

Kujtojmë që Egla Ceno ka akuzuar në “BBVIP” Saimir Kodra se vite më parë ai ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune gjatë, ndërsa moderatori ka paralajmëruar padi penale ndaj aktores.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button