Life&Gossip

Shokon Roza Lati: Kam abortuar, i dëgjova rrahjet e zemrës

Moderatorja Roza Lati ka shokuar me një rrëfim të sajin në shtëpinë e “Big brother VIP”.

Roza tregoi se disa vite më parë kishte mbetur shtatzënë me ish-partnerin. Ajo tha se shkoi në spital dhe i dëgjoi rrahjet e zemrës, por më pas vendosi që të abortojë.

Moderatorja deklaroi se abortin e kreu pa u konsultuar me ish-partnerin dhe pa dijeninë e nënës së saj, aktores Rita Lati.

Ajo u shpreh mes lotësh se atë moment e ka përjetuar shumë keq, aq sa ka dhunuar edhe veten e saj.

Bashkëbisedimi me banorët:

A e di Rita?

Roza: Jo, mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës.

Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndier tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndieja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin… Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të së ardhmes sime dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu.

Po ai a e dinte?

Roza: Po.

Ishe me të kur e more vesh?

Roza: Jo, nuk ishte në Shqipëri.

Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim.

Ai ishte dakord?

Roza: Po, as s’e pyeta fare.

Uaa!

Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button