Kulturë

Astrit Çerma revoltohet me gazetarin e njohur: O rrufjan, që iu puth dhe menderen politikanëve…

Aktori i njohur Astrit Çerma, që prej vitesh jeton në SHBA, është revoltuar me gazetarin Blendi Fevziu, pas një interviste të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama, disa ditë më parë.

Shkak është bërë një barcaletë e Fevziut, që sipas Çermës është shtrembëruar nga gazetari.

Çerma e akuzon Fevziun si një rrufjan, që i ka shërbyer Sali Berishës dhe madhe i puthte dhe menderen atij.

Reagimi i Astrit Çermës

Barsoleta!

Fevziu, i rrëfente kreministrit:

Në vitet ’80 ka qenë një barsaletë: I çuan Enver Hoxhës një njeri që t’i tregonte përralla dhe ai i thoshte që e sheh këtë oborrin tim “kështu do ta bëj Shqipërinë, bahçe me lule” dhe personi i tha “më kanë sjellë mua të tregoj përralla apo do të më tregosh ti përralla mua?”.

Për rrënjët e kësai barsolete o Fevzi, janë grindur përralltarët francezë me ata rusë.

Franca i rrefente për “Luigjët” ndërsa Rusia për “Carët” e kohës së bujkërobërisë….

Por thonë se edhe këtu tek ne, para se të rrëfehej për Enverin kjo barsaletë, në vëndin tonë, o Fevziii rrëfehej për Zogun.

Kur ftoi bashkëfashatarin nga Bulgajeti, ai, kur hyri në dhomën e pallatit mbretërorë dhe pa qilimat e shtruar, u mat të hiqte opingat, por naltmadhnija e ndaloi: “Mos i hiq, i tha, se së shpejti edhe në kullën tënde kështu do ti kesh qilimat, të shtruar”. Ai pas kësai i dha përgjigjen që thua zotrote….

Më pas, o Fevzi, kjo barsaletë rrëfehej për Titon, po me qilima, jo me opinga, por me këpucë angleze, me gozhda dhe me qafa.

Mbas Titos për Stalinin, jo me qilima, por me sixhade dhe me çizme kozakësh.

Mbas asaj që thua zotrote për Enverin me “bahçen me lule”, kjo barsoletë rrëfehej në qeverinë e dytë të sa-lehut, por, as me qilima, me sixhade e bahçe, opinga, këpucë me gozhda e më the të thashë, por me sharje, mallkime, vjedhje, plaçkitje dhe me rrufjanë si raca e jote, që i puthën edhe menderen të madhërishmit….

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button