“Vajzës i gjeta krahët e prera”/ Pse emigroi drejt Amerikës? Julia: Vajza bullizohej nga…
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Julia Ilirjani, e ftuar në “Ftesë në 5” tregoi arsyen përse u largua nga Shqipëria.
Sipas saj, bullizimi që po i bëhej vajzës, që madje kishte tentuar të vriste veten, e detyroi të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “I gjeta shenja në të dyja krahët”, rrëfeu ajo, duke tregoi se vajza bullizohej nga vajza e një kolegu.
“Më vjen keq që janë kaq indiferentë. Shpresoj që gjërat të kenë ndryshuar tani. Atëherë, u detyrova të ikja. Ti provon goditje nga njerëz që nuk e ke menduar. Bën pyetjen përse njerëzit duhet të sillen kështu ndaj njëri-tjetrit. Kisha dhe probleme me shëndetit”.
Aktorja foli edhe për planet për të qëndruar në shtëpi. “Me shpirt, me zemër, jam e rikthyer. Do duhet pak kohë, por mendoj se po, Julia është në Shqipëri”, tha ajo.