Vendi

Meta takon babanë e Fredi Belerit: Djali iu rrëmbye nga banda në pushtet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në Himarë ku ka takuar babain e Fredi Belerit, Petro Belerin.

Meta shprehet se të hënën do të kërkojë të vizitojë nga afër Fredi Belerin që ish presidenti e quan të burgosur dhe të rrëmbyer politik.

Me nje këngë greke në sfond, ja se çfarë ka postuar kreu i PL Ilir Meta.

Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

Himara do ja tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve.

Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia.

Përshëndetje të gjithë himariotëve trima dhe guximtarë që u kanë dhënë shembull të gjithë shqiptarëve se si duhet sfiduar ky regjim grabitës dhe intimidues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button