Life&Gossip

“Jeni dy parazitë”/ Debate të ashpra mes Eglës dhe çiftit Meriton-Ilnisa, gazetarja: Ma derdhi në krah…

Egla ka pasur disa debate të vazhduemshme me Meritonin dhe Ilnisën ditët e fundit, gjë që agravoi dhe në Prime.

Ky debat u komentua dhe nga opinionistët dhe banorët e tjerë në shtëpi.

Egla: Më vjen keq për veten me thënë të drejtën. Më duken sumë të rënda Ledion. Më shkaktojnë ndjesi parehatësie. Kur i përjeton janë shumë shumë të rënda. E bëjnë të bardhën të zezë shumë lehtë. Unë kam instiktin e mbijetsës shumë të fort.

Ilnisa: Ty s’të luan askush. Ti erdhe dhe ngacmove. Kërkoj ndjesë publike se si reagova në çaste të caktuara. Nuk e di se si e rrëfen veten në këtë komunikim që bën.

Egla: Si s’ke turp që flet?! O grua.

Ilnisa: Ky lloj bullizimi e ka sjellë Eglën deri këtu.

Arbëri: Ajo që thua ti Ilnisa nuk është e vërtetë. Për mua, unë i kam ndjekur gjatë, vijon diskutimi që para një jave. Ilnisa dhe meritoni bëjnë sikur nuk i intereson Egla dhe bëjnë provokime të dy.

Ilnisa: Ku është interesi këtu?

Arbëri: Përveç se e ke pozicionuar Eglën, përveç se e akuzoni Eglën për provokime. Meriton, ti iu vure nga mbrapa.

Meritoni: Ishte muhabeti tjetër.

Egla: Kush muhabet? Pse përdor çdo lloj gjëje…

Meritoni: Në momentin që tjetra lan…

Arbëri: Nuk është pronarja e kuzhinës ajo.

Meritoni: Unë isha kundra të dyjave.

Egla: Ti ishe makabër more. Ju jeni dy parazitë dhe jeni të ulët.

Ori: Ilnisa kështu e nisi faktorizimin, me këtë sjellje. Qëndroi nja dy javë të qeta dhe tani iu kthye sërish. Ky ishte një debat që as nuk e kuptova pse nisi.

Ilnisa: Më mori një pjatë me gjellë dhe ma derdhi në krah.

Ledioni: Tenxherja me ujë ndodhi mbas së gjithës, mbasi ishte derdhur çaji tre herë. Është i njëjti diskutim që kemi bërë të martën, që kush provokon kë.

Roza: Dihet botërisht qasja ime me Eglën, që nuk kam fare simpati. Ta ndjeki Meritoni nga mbrapa hap pas hapi, të mos çuditemi fare me sjelljen e Eglës. Duke parë përndjekjen që i bën Meritoni Eglës, për herë të parë gjesti i shpullës së Eglës mu duk me vend. Kështu që Meriton pranoje veten kështu siç je. Deri dje ishit çift individual për luftrat në shtëpi, tani jenë bërë bashkë. Egla e ka kaluar vijën e kuqe sa e sa herë.

Jetmiri: Situatë e pakëndshme për të dyja palët, që nuk besoj se ju nxjerrë mirë.

Rike: Për mua, si Egla, si Ilnisa janë shumë njësoj. Janë negative njëra, negative tjetra. Viktimën bën njëra, viktimën bën tjetra.

Erjola: Kanë afro dy javë që e përndjekin Eglën. Morën zjarrë kur tha Ledjona që e sheh atë si fituese. Unë e shoh sikur kanë frikë se Egla ka kaluar shumë nominime të forta. Nuk e bën më pak të fajshme Eglën, por dhe ata të dy që i ngjiten si rodhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button