Pasi pranoi divorcin, Besi rrëfen si e përjetoi ndarjen nga Xhensila: Më kryqëzuan…
Bes Kallaku ka komentuar sërish ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, pas gjithë bujës së shkaktuar në rrjet.
Besi ka rrëfyer se ndihet i kryqëzuar nga mediat pas reagimit që bëri për divorcin e bujshëm me Xhensilën, ku e cilësoi këtë të fundit si “të huaj” dhe “ish-bashkëshorte”.
Aktori i humorit, i cili në “Ferma Vip” luan rolin e kryeplakut tha se e rëndësishme është të ndihesh mirë me veten dhe Zotin.
“Elsa është nga ata persona që ka ndjerë lukuninë e portaleve mbi veten. Po e them unë që çfarë nuk kam lexuar për veten time.
Ajo turmë që ditën e hënë i shtronte Krishtit rrugën me gjethe dafine, ishte po e njëjta turmë që thërriste kryqëzojeni, kryqëzojeni, kryqëzojeni.
E rëndësishme është që nëse je mirë me veten dhe me Zotin, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Besi.