Vendi

Alarm në Europë për pluhurin afrikan. Nesër në Shqipëri pritet…

Një sasi e madhe rëre nga Saharaja (Afrika) ka mbuluar qiellin zviceran që nga e premtja, duke ulur në mënyrë dramatike dukshmërinë dhe duke i dhënë dritës së diellit një nuancë të verdhë në pjesën më të madhe të vendit.

“Ardhja e rërës nga Saharaja çon në një rënie të dritës së diellit dhe dukshmërisë . Ka gjithashtu një rritje të përqendrimeve të grimcave të imta,” thekson shërbimi meteorologjik zviceran MétéoSwiss në një mesazh për platformen X.

Pluhuri arriti në rreth 180,000 tonë, sipas të llogaritjes, i tha radios publike meteorologu Roman Broly i SRF Meteo .

Ditën e djeshme, një erë e fortë jugore kishte bartur rërë nga Sahara nga Afrika veriore në Zvicër. Saharaja është burimi më i madh i pluhurit mineral, që çliron nga 60 deri në 200 milionë ton në vit, dhe ndërsa grimcat më të mëdha bien shpejt në tokë, ato më të voglat mund të transportohen mijëra kilometra dhe të arrijnë nëpër Europë.

Franca juglindore është vënë gjithashtu në alarm për shkak të rërës nga Saharaja dhe përqendrimeve të grimcave të imta.

Sa i përket Shqipërisë Shërbimi Metereologjik Ushtarak ka njoftuar se duke nisur nga dita e dielë pritet afrimi gradual e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Europë, kryesisht atë juglindore, sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharasë). Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrin mbytës.

Nuk këshillohet që fëmijët dhe të moshuarit të dalin nga shtëpia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button