Life&Gossip
Çfarë i ndodhi? Megi Pojani për Ledion Liçon: Edhe kur të pushon nga puna…
Gjatë spektaklit të kaluar, Ledion Liço me shaka është shprehur se sezonin e ardhshëm do të jetë ai që do të prezantojë programin e dashurisë “Për’puthen” dhe ky koment erdhi pasi në studio u diskutua marrëdhënia e Heidit dhe Romeos.
“Unë vitin që vjen do prezantoj emisonin “Për’puthen”, ju e dini besoj”, është shprehur Ledioni në videon që është bërë virale në rrjetet sociale.
Megi Pojani, moderatorja aktuale e “Për’puthen”, e ka publikuar një prej memeve që qarkullon në rrjet dhe bashkangjitur tij ka shkruar se Ledioni është shumë elegant edhe kur të heq nga puna.
“Elegant si gjithnjë Ledion Lico edhe në pushimet nga puna“, ka shkruar Megi në Instastory.